E Diel, 1 Nëntor 2026

Skadon afati i komisionit, reforma zgjedhore në “ngërç”

Pika e fortë e ndarjes midis mazhorancës dhe opozitës në bashkëpunimin e tyre katër mujor është mënyra e formatimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kryeministri Sali Berisha, u shpreh i prerë sot për të mos lëshuar pe në këtë drejtim, duke kundërshtuar propozimin e Partisë Socialiste që kryetari i KQZ-së të propozohet nga një institucion i pavarur dhe të miratohet me konsensus të gjerë.

Megjithatë, pasditen e sotme pritet të mblidhet sërish komisioni i reformës zgjedhore për diskutuar mbi modalitetet. Megjithatë, as në mbledhjen e sotme nuk pritet të gjendet ndonjë zgjidhje. Partia Demokratike nuk ka bërë ndonjë propozim gjer më tani, pasi siç edhe theksoi kreu i saj, mazhoranca mbetet në rolin e miratuesit të propozimeve të opozitës që përputhen me kërkesat e ODIHR-it. /Start/

                                                                                             2012-05-14 16:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›