E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Zvonko Veselinoviq

Gjyqi Special në Bepograd ka ndërprerë burgimin e Zvonko Veselinoviqit nga Zveaçani dhe Dragan Çurçiti nga rasha pasi u deklarua të mos jetë kompetent që t’i gjykojë ata, njofton B92.

Lënda për këtë rast do t’i dërgohet Gjyqit të rregullt.

Veselinoviq është liruar nga Burgu i qarkut në Beograd në të cilin ka qëndruar nga 20 dhjetori i vitit të shkuar.

Me aktakuzë Veselinoviq me dy të tjerët akuzohen se në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar 32 kamionë nga kompania "Hipo-Alpe Adria lizing". Një pjesë e këtyre kamionë është gjetur në Kosovë. Në Kosovë ai konsiderohet si njëri nga udhëheqësit e krimit ekonomik të organizuar, transmeton Koha.

KFOR- e ka identifikuar Veselinoviqin si njërin nga organizatorët e trazirave në veri në tetorin e vitit 2011./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›