E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet doganieri, burg pronarit

Tirane- Gjykata e Tiranes ka lene te lire, duke caktuar masen e sigurise "detyrim paraqitje", doganierin Klodian Bali, i akuzuar per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Por nuk eshte dhene i njejti vendim per pronarin e mallit qe vinte nga Kina dhe njekohesisht administratorin e firmes qe kishte zhdoganuar vetem gjysmen e maunes. Agustin Qefaliaj ka marre dje masen e sigurise "arrest me burg" per vepren penale te "mitdhenies". Kjo mase u caktua nga gjykata duke pasur parasysh edhe garancine pasurore te ofruar nga doganieri i akuzuar, i cili se bashku me nje tregtar u vu ne pranga kater dite me pare gjate operacionit "Kontonieri i dyshimte". Sipas prokurorise, Qefalia ka transportuar per ne Tirane nje konteiner me mallra industriale, qe vinin nga Kina dhe me pas ka realizuar falsifikimin e dokumentacionit origjinal, me qellim perfitimi. Nderkohe, nga puna hetimore e realizuar nga ky seksion rezultoi se subjekti nuk e ka zhdoganuar te gjithe sasine e mallit, duke u shmangur nga detyrimi doganor, qe kap vleren prej 150 mije lekesh. Sipas akuzes, biznesmeni sillte bicikleta nga Kina.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›