Eksplozivi C4 erdhi nga Mali i Zi
Eksplozivi i kapur nga policia e Elbasanit duke parandaluar nje atentat, dyshohet se ka ardhur nga Mali i Zi. Sasia prej nje kg lende plasese e rrezikshme e llojit C4 mendohet te kete hyre nepermjet trafikanteve shume kohe me pare ne Shqiperi dhe eshte shitur ne tregun e zi me nje cmim deri ne 3 mije euro. Cilesia e eksplozivit sipas policise ka qene shume e larte dhe prodhimi i saj ne vendin tone eshte i pamundur. Nderkohe qe per montimin e aksesoreve si celularit, detonatorit dhe ushqyesit nuk ka qene e veshtire, pasi dy te arrestuarit Arben Binjaku dhe Nevik Hysenaj mendohet se kane qene njohes te ketij procesi. Burime policore thane dje per gazeten "KJ" se origjina e mines me celular C4 eshte Ish Jugosllavia. Ne kete vend prodhohen lende plasese te cilesise se larte dhe qe merren ne menyre te jashteligjshme nga trafikantet. Fale njohjeve qe kontigjentet shqiptare kane me ata malazeze, eshte bere e mundur dhe futja e sasise. Per cdo 500 gr eksploziv C4 cmimi shkon ne 1500 euro, ndersa me te mund te ndertohen dy bomba me fuqi shkaterruese te hedhjes ne ere nje ndonje biznesi apo banese. Per sasine prej nje kilogram te kapur ne Elbasan dy dite me pare, ekspertet thane se ka qene ne gjendje te shkaterronte krejtesisht banesen e vene ne shenjester per shenje hakmarrjeje te autoreve te arrestuar per vrasjen e nje viti me pare ne Itali. Por hyrja e mines me celular ne Shqiperi dyshohet te jete bere ne periudhen 2005-2007, duke rene ne dore te trafikanteve ne qytete te ndryshme. Gjate tre viteve jane kapur te pakten 13 mina me celular te llojit C4 dhe qe te gjitha te futura nga Mali i Zi e te destinuara per atentate te bujshme. Po keshtu jane sekuestruar edhe raketa apo predha te renda shkaterruese. Burime te policise thane se lenda plasese mendohet te jete shitur ne nje prej qyteteve bregdetare, pasi eshte siguruar ne linjen e Malit te Zi. Per ngjarjen po heton edhe Prokuroria e Krimeve te Renda, ndersa dy te ndaluarit nuk kane pranuar autoresine, duke u shprehur se ne qese nuk ka patur eksploziv me telekomande.
Arrestimi i dy atentatoreve
Policia sekuestroi dy mina te telekomanduara me celular, 800 grame eksploziv C4 ne dy qese, celulare ndezes, fisha lidhjeje, aksesore ndihmes dhe 2 autovetura. Ne pranga kane rene Nevik Hysenaj, 36 vjec, me banim ne Vlore dhe Arben Binjaku (Haxhihyseni), nga Elbasani. Ngjarja ndodhi rreth ores 11:00 ne lagjen "Clirimi" ne unazen jugore te qytetit. Burime policore treguan se sapo kane pare agjentet e policise, Nevik Hysenaj dhe Arben Binjaku kane flakur qeset, dhe kane tentuar te largohen, ndersa i mbanin nen vezhgim prej nje muaji.
Historia
Spiro Binjaku u vra ne shtator te vitit te kaluar, ne Breshia te Italise. Ai u ekzekutua me thike, ndersa Arben Binjaku (Haxhihyseni) dyshonte te nje bashkeqytetari i tij si autor i atentatit ndaj te vellait. Viktima, ne tetor te vitit 2003, u arrestua pasi plagosi me thike 44-vjecarin me iniciale V. N.