"Nuk e vrava une Dritanin"
Artan Cena
Tirane- Gjykata e Tiranes ka dhene masen e sigurise "arrest me burg", per Gentian Manushaqin. 25-vjecari i cili nuk ka pranuar vrasjen ne seance, eshte arrestuar nga uniformat blu te kryeqytetit si i dyshuar per masakrimin e ndodhur pese dite me pare ne periferi te kryeqytetit, ku u gjet i vdekur ne lumin e Lanes, Dritan Bekteshi. Paraditen e djeshme nje furgon policie ka derguar ne gjykaten e kryeqytetit te pandehurin. Masa e sigurise ka perfunduar rreth mesdites. Prokuroria e Tiranes ka kerkuar nga gjykata qe i pandehuri te rrije ne qeli deri ne fund te hetimeve si i akuzuar per vrasjen e 25-vjecarit Bekteshi. Nga ana tjeter ka qene avokati i te pandehurit i cili ka deklaruar se klienti i tij nuk ishte autori i kesaj ngjarjeje te rende. Ai ka kerkuar nga Gjykata e Tiranes qe 25-vjecari Manushaqi, te lirohej duke pretenduar se ishte ne pune ne momentin kur ka ndodhur krimi.
I arrestuar pese dite me pare nga policia e kryeqytetit ne lidhje me vrasjen e bashkemoshatarit Dritan Bekteshi, i dyshuari Gentian Manushaqi, ka deklaruar perballe gjykates, se nuk ishte ai vrasesi. "Nuk e kam vrare une Dritanin. Kam qene ne pune gjate kohes kur policia pretendon se ka ndodhur ngjarja", mesohet se eshte shprehur para trupit gjykues 25-vjecari. Ndersa ka degjuar pretendimet e te riut, prokuroria ka pretenduar te kunderten, duke theksuar se shkaku i sherrit ishte nje celular qe u shit 5 mije leke te vjetra me pak. Sipas perfaqesuesit te akuzes, i arrestuari, gjate marrjes ne pyetje ne polici, ka pranuar se e kishte qelluar me derrase pas koke shokun, per leket e nje celulari. Prokuroria pretendon se gjate marrjes ne pyetje, Manushaqi, ka thene se, "e kishte qelluar shokun e tij dhe me pas e kishte lene aty ne Breg te Lumit". Por kjo gje eshte kundershtuar nga avokati mbrojtes, i cili ka deklaruar se, "klienti eshte i semure mendor dhe se nuk mund te mbaje pergjegjesi". Por ne kundershtim te kesaj ka qene institucioni i akuzes dhe trupi gjykues ka miratuar "arrestin me burg" deri ne fund te hetimeve. "Vrasje me dashje" eshte akuza qe rendon mbi Gentian Manushaqi, i arrestuar brenda nje parkingu prane 9-katesheve ne Tirane, ku fshihej pas ngjarjes si i dyshuar per vrasjen e bashkemoshatarit te tij. Burime zyrtare thane se i riu do te hetohet nga prokuroria per kete veper penale dhe dosja e plote eshte depozituar edhe ne gjykate diten e djeshme gjate mases se sigurise. Por avokati pretendoi se mbi Manushaqin eshte ushtruar dhune psikologjike, nderkohe qe pritet te behet kerkesa per nje ekspertize mjeko-ligjore, qe do te percaktoje shkallen e pergjegjshmerise se 25 vjecarit qe punonte si roje pallati prane Profarmes.
Babai: Djali im nuk eshte vrases
"Djali im e ka pranuar vrasjen pasi mbi te eshte ushtruar dhune. Policia duhet te kerkoje qe te gjeje autoret e vertete te kesaj ngjarjeje, e jo te marre deklarimet e nje njeriu qe nuk di te shkruaje e as te lexoje". Keshtu eshte shprehur ne nje interviste dy dite me pare per "Koha Jone", Bajram Manushaqi, babai i 25-vjecarit te arrestuar nga policia. "Djali im eshte pa shkolle dhe eshte me raport. Ai gjate nates se 11 dhe 12 qershorit qe ka ndodhur ngjarja ka qene ne vendin e tij te punes, ne nje objekt mbi "Profarmen", ku punonte si roje bashke me mua", ka sqaruar Bajrami.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi pese dite me pare ne rrugen "Myslym Keta" ne kryeqytet. Viktima, fillimisht ishte e paidentifikuar dhe u deshen 10 ore deri sa policia mberriti ne identitetin e tij. Madje, hetimet e para folen edhe per gjetjen pa jete te nje endacaku.