"E gjithe fuqia jone per t'ju mbeshtetur ju"
Ne diten e hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Republikes se Kosoves po qendron ne Prishtine kongresisti amerikan Eliot Engel ne krye te nje delegacioni. "Kongresisti Eliot Engel, rrenjesisht pelqeu viziten e tij ne Kosove", thuhej dje, ne nje komunikate te Zyres per Marredhenie me Publikun te Ambasades se SHBA-ve ne Prishtine. Engel u takua me udheheqesit kosovare, ndersa sot do t'i drejtohet Kuvendit te Kosoves ne nje seance solemne.
Ne takim me presidentin Fatmir Sejdiu, kongresmenet Eliot Engel dhe Jean Schmidt siguruan per mbeshtetjen e vazhdueshme te SHBA-se per Kosoven. "Ju siguroj se mbeshtetja e popullit dhe e qeverise amerikane per Kosoven eshte dhe do te jete e fuqishme per t'ju ndihmuar qe te punojme si partnere, miq dhe si popuj qe e duan paqen", tha kongresmeni Engel. ''Sot ka nje simbolike, sepse ka hyre ne fuqi Kushtetuta e Republikes se Kosoves dhe ne morem premtimin nga Engel dhe Schmidt per gatishmerine e mbeshtetjes se vazhdueshme qe do t'i jepet Kosoves edhe ne zhvillimet e reja'', deklaroi nga ana e tij Sejdiu.
Sakaq, Presidenti njoftoi se Kushtetuta e Republikes se Kosoves botuar ne tri gjuhe, si liber, do t'u dhurohet miqve gjate vizitave ne Prishtine.