E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ngjarje ne dobi te paqes

Kryeministri Sali Berisha pershendeti dje hyrjen ne fuqi, te Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Ai e cilesoi "Kushtetuten me te re te kontinentit evropian" dhe shtoi se kjo eshte "nje ngjarje historike per qytetaret e Republikes se Kosoves dhe per paqen dhe stabilitetin ne rajon". Per kreun e qeverise, "Kushtetuta e Republikes se Kosoves perben nje baze te forte per nje Kosove te pavarur demokratike, ne te cilen respektohen plotesisht parimet themelore te demokracise dhe te shtetit ligjor, respektohen plotesisht te drejtat dhe lirite e minoriteteve si dhe parimet e ekonomise se tregut te lire. Nderkohe kryeministri theksoi se Kushtetuta e Republikes se Kosoves eshte gjithashtu nje dokument i rendesishem i bashkepunimit te shtetit te pavarur te Kosoves me vendet e rajonit dhe institucionet nderkombetare si dhe per integrimin e Kosoves ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›