Lirohet gruaja e Mubarakut

Gruaja e presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak është liruar pasi i ka dorëzuar pasuritë e saj shtetit të Egjiptit.
Suzanë Mubarak është mbajtur nën akuzat për korrupsion në një spital në Sharm Al Sheik, së bashku me bashkëshortin e saj, i cili po ashtu po hetohet se ka urdhëruar të gjuhet mbi protestuesit që e kundërshtonin regjimin.
Ministria e Drejtësisë tha në një deklaratë se ka vendosur që ta lirojë atë, pasi ajo i dorëzoi shtetit 4 milionë dollarë.
Ndërkohë, 83 vjeçari Mubarak, raportohet se do të dorëzojë pasurinë e tij dhe do t`i kërkojë falje popullit të Egjiptit në këmbim të amnistisë nga regjimi ushtarak, që erdhi në pushtet pas rrëzimit të tij më 11 shkurt.