E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruandë: 30 vjet burg për ish kreun e armatës

Gjykata e OKB-së për Ruandën ka dënuar me 30 vjet burg, ish shefin e armatës Augustin Bizimungun, për shkak të rolit të tij në genocidin e vitit 1994, përfshirë edhe thirrjet për vrasjen e minoritetit tutsi.

Edhe kreu i policisë së atëhershme paramilitare Augustin Ndindilijimana, u dënua nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në Ruandë, me seli në Tanzani, por ai u lirua pasi kishte mbajtur tashmë 11 vjet në burg.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›