E Shtunë, 31 Tetor 2026

Var veten nëna e dy fëmijëve

Nëna e dy fëmijëve është gjetur e vetëvarur afër mesditës. Ndërsa të gjithë e dinin se gruaja e re po merrej me punët e përditshme që ngarkojnë gratë në fshat, 35-vjeçarja kishte zgjedhur t‘i jepte fund jetës. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Luz të Krujës. Sh.Zh., 35 vjeçe, zgjodhi t‘u japë fund problemeve të saj përmes vetëvarjes. Kështu deklarohet paraprakisht, ndërsa po hetohet për të zbardhur plotësisht rrethanat që e çuan të renë drejt këtij akti fatal vetëm pak ditë para ndërrimit të viteve, duke mbjellë zi në familjen e saj dhe duke lënë jetimë dy fëmijët.

v.q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›