E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet ish-drejtuesi i Hipotekës, ndiqet në gjendje të lirë

VLORE- Ish-kreu i Hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj, që u arrestua mbrëmjen e së mërkurës për shpërdorim detyre, u lirua ditën e djeshme për t’u ndjekur tashmë në gjendje të lirë. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë, sipas të cilave ka qenë prokuroria që ka kërkuar lirimin e 42-vjeçarit. Banushaj hetohet sepse dyshohet se ndryshoi pronësinë në favor të vjehrrit të tij. Policia e Vlorës e arrestoi mbrëmjen e së mërkurës ish-kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme, Edmond Banushaj, i dyshuar për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare”, në kohën kur ai ushtronte funksionin e drejtuesit të këtij institucioni në qytetin bregdetar. Sipas policisë, 50-vjeçari Edmond Banushaj, ish-kryeregjistrues për periudhën 2007-2009, u ndalua në banesën e tij gjatë një aksioni të uniformave blu në Vlorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›