Dështon Barcelona

Barcelona ka pësuar humbje si mysafire e Osasunas duke u mundur me rezultat 3-2 në Reyno de Navarra. Gjiganti katalan pësoi një disfatë të rëndë që zbeh seriozisht gjasat e saj për të mbrojtur titullin e kampionit në La Liga.
Sulmuesi Dejan Lekic shënoi në minutat (5) dhe (22) duke kaluar vendasit në epërsi 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Alexis Sanchez ngushtoi disavantazhin në 2-1 pas shënimit në minutën e 51-të, por vetëm pesë minuta më vonë Garcia riktheu avantazhin e dy golave për nikoqirin.
Telo ngushtoi sërish rezultatin për Barcelonën në minutën e 73-të por pavarësisht përpjekjeve tjera, gjiganti katalan nuk arriti të fitojë së paku një pikë dhe doli si humbës nga Reyno de Navarra.
Barcelona mbetet shtatë pikë prapa Real Madridit që nesër do të ketë rast të shkëputet edhe më tepër në rast se fiton ndaj Levantes.