E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet kengetari Erion Korini

Tirane- Gjykata e Tiranes ka liruar dje kengetarin e muzikes se lehte Erion Korini, i akuzuar per shkaktim te vetevrasjes se te fejuares se tij dhe dhune fizike te ushtruar ndaj saj. Perpara gjykateses se gatshme Rezarta Balliu, kengetari fillimisht ka dhene gjeneralitet e tij. Ai ka pranuar se e ka qelluar me shuplaka te fejuaren. Ndersa per ngjarjen vajza ka treguar para oficereve te policise gjyqesore, se ishte rrahur pasi i ka treguar se i kishte hapur adresen ne facebook. Korini nuk ka preferuar te jape me shume shpjegime para gjykates. Perfaqesuesi i akuzes kerkoi caktimin e mases se sigurise “detyrim paraqitje”. Pas degjimit te te dyja paleve, gjykata vendosi caktimin e mases se sigurise “detyrim paraqitje”. Mesohet se i pandehuri do te hetohet ne gjendje te lire, ndersa do te paraqitet prane organit te akuzes sa here qe ai te thirret nga oficeri i policise gjyqesore. Nga hetimet e kryera nga prokuroria e Tiranes mesohet se dhuna e ushtruar nga kengetari ka ndodhur per arsye se vajza i kishte hapur pa dijeni e Korinit adresen e tij te facebook-ut. Pas ketij veprimi ajo e kishte vene te pandehurin ne dijeni, por ai ka reaguar shume ashper duke e rrahur. Me pas mesohet se kengetari ka dale jashte baneses se marre me qera dhe ku ata jetonin bashke prej 4 muajsh. Vajza ka shfrytezuar kete moment kur ndodhej vetem dhe rreth ores 19:30, te tre diteve me pare tentoi te hidhej nga ballkoni i baneses. Ngjarja ka ndodhur prane ish-parkut te autobuseve ne Tirane, ne rrugen “Babe Rexha”. Nderhyrja ne kohe e forcave te policise se komisariatit nr. 2 dhe atyre RENEA, kane shpetuar vajzen nga nje tragjedi e mundshme. Erion Korini, kishte 4 muaj qe bashkejetonte me 24-vjecaren, M.S me origjine nga Durresi. Vajza ka treguar se rrihej sistematikisht. Nga keqyrja qe eshte bere brenda ne banese pas ngjarjes, eshte konstatuar se kengetari i kishte thyer edhe telefonin vajzes. Korini eshte vene ne dijeni per ate cka kishte ndodhur, ne momentin qe ai eshte kthyer ne banese, ku me pas eshte shoqeruar nga policia, ndersa rreth ores 21:00 te asaj dite i eshte komunikuar arrestimi. Korini akuzohet se ka konsumuar vepren penale te “shkaktimit te vetevrasjes, e mbetur ne tentative” dhe “ushtrimit te dhunes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›