Nina Morik, modelen e lë i dashuri pasi puthet me një tjetër
Dukej një histori e bukur e megjithatë gjithçka ka marrë fund mes Nina Morik dhe Masimo Baltimorës. Ajo u puth me një tjetër dhe ai nuk mundi ta falte duke gjetur ngushëllim tek një tjetër. Teksa Masimo ndodhej në spital tek e ëma, Nina dëfrehej në diskotekë me një sipërmarrës. “E putha” i rrëfeu Morik të dashurit. Një mbrëmje romantike, përkëdhelje dhe më pas puthje dhe përqafime mes Nicolo Odit, sipërmarrës dhe modeles ukrainase. “Deri në orët e para të mëngjesit ishte në diskotekë. I dhashë një ultimatum: një tjetër gënjeshtër dhe nuk më sheh më kurrë”.
Baltimora rrëfen për “Novella Duemila” se historia me të dashurën përfundoi pasi nuk mund t’i duronte daljet e shpeshta të saj natën. Ai e shoqëronte për në shtëpi, ndërsa ajo dilte me shoqet dhe jo vetëm. Një mbrëmje u puth me Nikolo Odin. “Nëna ime ishte në spital dhe ajo më rrëfen se kishte dalë me Odin dhe ishin puthur. M’u duk si thikë mbas shpine” Por a u pendua Nina? “Më dërgoi 200 mesazhe ku më kërkonte falje pasi kishte gabuar. Si mund ta fal këtë herë?”. Tashmë Masimo del me një modele, Debora Bruno, 24 vjeçe dhe ndihet tepër komod.
25 Qershor 2009