E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili Shqiperia mbetet vendi me prevalence te ulet nga HIV/AIDS

Ne Diten Boterore te luftes kunder HIV/AIDS MSH dhe OKB kane bere thirrje per rritjen e testimeve dhe keshillimeve vullnetare per HIV. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne nje konference per mediat mbajtur ne Hotel Tirana International tha se Shqiperia mbetet nje vend me prevalence te ulet te HIV/AIDS ndersa se bashku me Kombet e Bashkuara po punon per permbushjen e objektivit Zero infeksione zero vdekje zero diskriminim. Sipas tij sot lexohet nje strategji e perpunuar ne nivel boteror dhe ku Shqiperia ka qene aspiruese e tyre. Keto rezultate tregojne se strategjite e zgjedhura dhe pozicionet e mbajtura kane qene efikase. Te dhena interesante tregojne se mbas 97 shifrat e reja te infeksioneve kane rene 20 qe nga ana epidemiologjike eshte shume sinjifikante dhe ka shmangur 2.5 milion vdekje nga AIDS ne bote e cila do te thote qe kembengulja te shperblen me rezultate te medha dhe te rendesishme tha me tej ministri Vasili. Shqiperia duke mbajtur pozicionin e saj si vend me prevalence te ulet ka qene me afer realizimit te objektivave. Ministri Vasili e vuri theksin dhe tek niveli i ulet i testimeve vullnetare per HIV/AIDS duke apeluar per me shume pune ne kete drejtim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›