E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet pedagogu i Juridikut, akuzohet për ryshfet

SHKODER- Një pedagog i Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkodrës, Fran Qafa i arrestuar dy ditë më parë është lënë i lirë sot. Mësohet se lirimi i pedagogut 56- vjeçar, i cili akuzohet për mitmarrje, është bërë me urdhër të Prokurorisë. Qafa do të hetohet në gjendje të lirë.

Fran Qafa, 56 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Arrëz, është arrestuar nga Njësia Task-Force Antikorrupsion dhe Policia e Shkodrës pas denoncimeve të bëra ndaj tij për marrje ryshfeti.

Agjentët e Antikorrupsionit kanë ndërhyrë në një nga lokalet pranë Fakultetit duke i vënë prangat të dyshuarit, i cili jepte mësim në lëndët së Drejtës Penale dhe Penale e Posaçme te Juridiku i Shkodrës. Burimet zyrtare nga Policia e Shkodrës kanë thënë se 56-vjeçari Fran Qafa ra në pranga në ambientin ku kishte lënë takim me studentin, të cilit i kishte kërkuar paratë për ta kaluar në provimin e këtij sezoni. Pikërisht denoncimi i bërë nga ky student e më pas edhe nga disa të tjerë, ka qenë pikënisja e hetimeve të policisë ndaj pedagogut që thuajse çdo ditë shkonte të jepte mësim në Universitetin e Shkodrës duke udhëtuar nga Fushë-Arrëzi ku kishte vendbanimin

***

Korrupsioni në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi” është mjaft i lartë, pasi 3 në 4 studentë janë përgjigjur se pagujanë pedagogët kundrejt marrjes së një note kaluese për provimet.

Nga të dhënat anketës, Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit me 88%, ndërsa më të ulët e ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 58%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›