Dhunojnë dy tregtarë, arrestohen

Qyteti i Korçës
Korçë- Strukturat e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë bënë të mundur arrestimin e Gjin K., 57 vjeç, dhe të Eno K., 26 vjeç, banorë të lagjes nr.12 në Korçë, pasi të dy këta shtetas kishin ushtruar dhunë ndaj 51-vjeçarit V.D, dhe 53-vjeçarit A.P, që të dy tregtarë, teksa këta dy të fundit gjendeshin te merkatoja e pazarit të Korçës.
Nga dhuna e ushtruar dy tregtarët mbetën të plagosur. Sipas policisë, konflikti mes palëve kishte ndodhur për motive pronësie. Dy dhunuesit akuzohen për veprën penale të plagosjes me dashje e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë, sqaruan burime të policisë. /V.H/