Vjedh 11 mijë euro dhe stoli prej floriri

Monedha euro
Pogradec- 20-vjeçari me iniciale A.XH., banues në fshatin Vërdovë, mundi të vjedhë në qytetin e Pogradecit, në lagjen nr. 1, banesën e 46-vjeçares me iniciale A.XH., 11.000 euro, 2 unaza dhe 2 varëse prej floriri, dhe ndërkaq të largohet nga vendi i ngjarjes, madje edhe nga fshati ku banonte.
Tashmë shtetasi në fjalë rezulton i shpallur në kërkim, ndërsa policia ka kryer procedimin penal për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera rezultoi se 20-vjeçari e kishte realizuar vjedhjen gjatë kohës që pronarja e banesës kishte qenë emigrante në Greqi.
Gjithçka do të zbulohej pas mbërritjes së saj në Pogradec. Tashmë po punohet për kapjen e autorit, pohuan burimet policore. /V.H/