Vodhi dy mijë litra naftë, arrestohet

Porti i Durrësit
Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar një person me i cili kishte marre rreth 2 mijë litra naftë nga anijet e peshkimit. Arrestimi i shoferit 33-vjeçar nga Durrësi, E. Jonuzi, është bërë në kushtet e flagrancës. Policia e ka ndaluar atë pasi mori informacion mbi mënyrën e marrjes dhe transportit të naftës.
Në njoftimin përkatës bëhet me dije se arrestimi në flagrance i këtij shtetasi është kapur në flagrance nga shërbimet e patrullës së përgjithshme Policia Kufitare e DRKM Durrës, duke dalë nga akuariumi i peshkimit në Portin e Durrësit.
Jonuzi kishte ngarkuar dy depozita me një sasi prej 1 mijë litra naftë secila në kamion. Kjo sasi karburanti dyshohet se është marrë nga anijet e peshkimit të kësaj firme me qëllim shitjen në treg. /M.Brunga/