Gjykatat serbe diskriminojnë shqiptarët

Shqiptarët e arrestuar padrejtsisht ne Serbi
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thotë se gjykatat serbe marrin vendime degraduese dhe në mënyrë të padrejtë për shtetasit jo serbe. FDH ka thënë se, do të apelojë vendimin e një gjykate serbe, e cila ka kërkuar që tua kompensojë dëmin e padrejtë dhe torturat pesë shqiptarëve të Kosovës me 1.3 milion dinarë (rreth 11 000 euro).
Në një deklaratë të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare thuhet se shqiptarët do marrin kompensim për shkak se që nga viti 1999 ishin ndaluar në mënyrë të paligjshme nga tetë deri në 17 muaj, dhe ishin keqtrajtuar nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë Jugosllave.
Nga qeveria e re, Fondi do të kërkojë që të vendosë një standard të vetëm kompensimi për ata që u shkelen të drejtat të njeriut dhe të heqë diskriminim de facto kundër viktimave jo-serbe”.
Fondi tha se, katër shqiptraët, Tahir Bytyçi, Rrahman Elshani, Hysni Podrimçaku dhe Bekim Istogu, arrestuar pa bazë ligjore, të cilët gjatë qëndrimit në burg i janë nënshtruar torturave. /Telegrafi/
Përgatiti: E.L