Lirohet për pak ditë nënë Ferideja, Rama e shoqëron në shtëpi
Feride Bako, gjyshja 75 vjecare që vuan dënimin për kultivim të lëndëve narkotike do të lirohet për disa ditë nga burgu me rastin e Vitit të Ri. Kreu i PS e ka shoqeruar nene Feridene me makinen e tij deri ne fshatin e saj Mbyet ne Fier
TIRANE-Feride Bako, e moshuara e dënuar për kultivim të kanabisit do të lirohet për 5 ditë nga burgu me rastin e festave. 75 vjecarja Feride Bako ne kete vigjilje te Vitit te Ri do të ketë mundesine të perqafojë nipat e saj jetimë. Urdhri u dha nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kryetari i PS, Edi Rama që në orët e para te mengjesit ka qene ne burgun 325 per te qene prane saj. Lideri i opozites e ka shoqeruar nene Feridene me makinen e tij deri ne fshatin e saj Mbyet ne Fier. Historia e Nene Feridese e trajtuar per here te pare ne emisionin “Me zemër të hapur” në Tv News 24 ka zgjuar tashme edhe vemendjen e politikes. PS ditët e fundit i eshte drejtuar publikisht, por dhe zyrtarisht Presidentit Topi të falë 75 vjecaren e moshuar e cila mbahet ne burg per kultivim bimësh narkotike.
PS e ka cuar iniciativën dhe më tej duke propozuar një ligj për faljen e të moshuarve në raste të ngjashme me nënë Feridenë. Nënë Ferideja jeton vetëm më dy nipërit e saj jetimë. Djali i saj ka vdekur aksidentalisht, nusja braktisi 2 fëmijët, të cilët deri pak kohë para se gjyshja e tyre të dënohej me burg jetonin me të në një shtëpi gjysëm të rrënuar. Dy jetimët minorenë jetojnë aktualisht vetëm dhe ushqime që u falin komshinjtë.
(d.b/BalkanWeb)