Lissusi antik, zbulohen gjurmët e një banese të lashtë
Autori i Lajmit: red.
Gjurmë të reja mbi qytetërimin e shek. 3 – 1 p.e.s në zonën arkeologjike të Lezhës. Ekspedita shqiptaro – gjermane, është në fazën e parë të zbulimit të një banese të lashtë, fakt i qytetërimit të hershëm të Lezhës antike. “Këtë vit, në këtë fazë të gërmimeve jemi në gjurmët e një banese, e cila sipas parashikimeve të para mund t i përkasë periudhës së gjysmës së parë të shekullit të dytë p.e.s.,- është shprehur Bashkim Lahi, arkeolog, një nga udhëheqësit e ekspeditës. Kjo ekspeditë për të tretin vit radhazi, çdo muaj gusht, vjen në Lezhë vazhdon të shohë gjurmë të reja mbi lashtësinë dhe qytetërimin e kësaj zone. Lashtësia e Akropolis dhe Lissusit vazhdon të prodhojë fakte të reja, të cilat e rendisin tashmë Lissusin antik ndër qytetet e para ilire, si Durrësi, Apolonia, Shkodra, Berati, Butrinti, etj dhe të gjitha së bashku përbëjnë djepin e qytetërimit të Shqipërisë së lashtë. Ekspedita është fryt i një bashkëpunimi afatgjatë të Institutit Gjerman dhe atij shqiptar dhe qëllimi i këtij projekti është pikërisht nxjerrja e të dhënave mbi këtë periudhë, e cila përkon pikërisht me shek. e 3-1 para erës sonë. Projekti i punimeve arkeologjike në qytetin e Lezhës ka nisur në vitin 2006, ku u zbulua një mozaik i shek II para Krishtit, me një mbishkrim. Arkeologët kanë konkluduar se Lezha është një vendbanim ilir. Ndërsa zona ku po kryhen gërmimet ngjitur me vendvarrimin e Skënderbeut është pjesë e qytetit të poshtëm antik, pasi vetë periudha e krijimit të qytetit të lashtë të Lezhës së sotme ka tri periudha: Akropoli i Lashtë, i cili në bazë të gjetjeve të mëparshme nga arkeologë dhe studiues, daton në shekullin 11-9 Para Krishtit, më pas banorët e zhvendosën ndërtimin e qytetit në Qytetin e Mesëm, i ngritur në shek. e 6-5 Para Krishtit e më pas - Qyteti i Poshtëm e Porti Lumor mbi të cilin ka ende 2 versione, të cilat paraqiten nga historianët vendas e të huaj. “Versioni i parë flet për ndërtimin e Lissusit Antik në vitin 385 Para Krishtit nga Dionisi Plak, e ndërsa versioni i dytë flet për krijimin dhe ndërtimin e tij rreth viteve 250 Para Krishtit si qytet i mirëfilltë ilir”. Ekspedita do të përmbyllë gërmimet e saj më 28 gusht.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008