Kodra e Paleokastrës, në shtator nisin gërmimet arkeologjike
Autori i Lajmit: red.
Në fillim të muajit shtator, në mjediset e Parkut Arkeologjik të Orikut, 25 km larg Vlorës, do të nisë punën një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-zvicerane, e cila do të fokusohet në disa aspekte të caktuara të këtij qyteti antik. Drejtori i parqeve arkeologjike “Amantia-Orikum”, Gëzim Llojdia, tha dje se kjo ekspeditë do të punojë për të realizuar gërmime në kodrën e Paleokastrës, të kësaj qyteze, ku pritet të ketë rezultate mjaft të mira. Ekspedita drejtohet nga arkeologu Myzafer Korkuti dhe përbëhet nga specialistët Vasil Bereti, Saimir Shpuza dhe një grup arkeologësh zviceranë. Kjo ekspeditë është e para e këtij lloji, që realizohet në parkun e Orikut, qysh nga viti 1958, kur u zbulua kjo qytezë antike. Ekspedita e mësipërme pason dy të tjera që kanë nisur gjatë këtij muaji, në zonat me interes arkeologjik në rrethin e Vlorës. Gëzim Llojdia tha se “Ministria e Turizmit, Kulurës, Rinisë dhe Sporteve, me interesimin e ministrit Ylli Pango dhe drejtorit të Trashëgimisë Kombëtare, Olsi Lafe, e ka shpallur këtë sezon, “vera arkeologjike”. Llojdia bëri të ditur se ekspedita e parë filloi punën në gjirin e Vlorës, në kuadrin e projektit “Liburna”, me drejtues specialistin Adrian Anastasi, drejtor i arkeologjisë nënujore dhe G. Volpe, rektor i Universitetit të Foxhias (Itali). Kjo ekspeditë, e përbërë nga 18 specialistë, ku përfshihen edhe studentë italianë të arkeologjisë, ka nisur punën për përpilimin e hartës arkeologjike të zonës nënujore të gjirit të Vlorës e më gjerë. Krahas kësaj, sipas Llojdisë, është në proces survejimi arkeologjik shqiptaro-amerikan i Parkut Arkeologjik të Amantias, i cili është një projekt i përbashkët i Institutit të Arkeologjisë, Universitetit të Sinsinatit (SHBA), Zyrës së Parkut Arkeologjik të Amantia-Orikumit, i financuar nga Qendra për Trashëgiminë Shqiptare, që mbështetet nga Packard Humanite Institute. Objektivi i këtij projekti është grumbullimi i informacioneve në terren, me synimin e përgatitjes së hartës digitale, për këtë qytet antik. Në grupin e arkeologëve të kësaj ekspedite survejuese-informative, që është pararendëse e ekspeditës që parashikon gërmime të mirëfillta arkeologjike gjatë vitit 2009, bëjnë pjesë specialistë shqiptarë e amerikanë, prof. Shpresa Gjongecaj, drejtore e projektit dhe drejtore e Institutit të Arkeologjisë, arkeologu i këtij instituti, prof. Ilir Gjipali. Prof. ass.Dhimitër Çondi, arkeologu amerikan prof. dr. Devid Hernandes, i Universitetit Sinsinati në SHBA, arkeologia angleze Mast etj. Gjatë punës së kësaj ekspedite u zbulua terrakota e portretit të perëndeshës Afërditë, që përbën një ngjarje të rëndësishme për historinë e arkeologjisë shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008