E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista, 1600 fituesit e legalizimeve

TIRANE- "Gazeta Shekulli" publikon sot emrat e një pjese të personave, që mund të përfitojnë nga ligji në fuqi për legalizimet, si dhe lista të blloqeve të ndërtimeve informale, banorët e të cilave mund të marrin tapitë e të regjistrohen në Hipotekë. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar listat emërore për kalim pronësie në Tiranë, Durrës qytet, ish- Këneta; Kukës qytet; Lezhë; Shkodër qytet, Vlorë; Berat, zona ish-fusha e Pyllit; Elbasan qytet e Fier. ALUIZNI pas përfundimi të procedurave të hipotekimit të pallateve që kanë shtesa mbi projekt, ka bërë publike dje emrat e pronarëve të rinj dhe sipërfaqeve të trojeve, ndërkohë që "Shekulli" boton sot sipërfaqet e legalizuara në qareve si Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Kështu në vendimin më të fundit të qeverisë janë miratuar edhe evidencat e të dhënave për kalimin në pronësi të qareve kryesore të vendit. Në evidence bëhet fjalë vetëm për sipërfaqet e tokave, ku janë të pasqyruara informale si dhe sipërfaqet e paracelave ndertimore për kalim pronësie. Sipas ligjit, pas plotësimit të dosjeve për legalizimin, "pronarëve" të ndërtesës u jepet leja për legalizim. Ndërsa u paraqitet dhe fatura që duhet të paguajnë. Vetëm pasi ata të paguajnë shumën e kërkuar, bëhet shpronësimi i tokës nga pronari legjitim, e më pas objekti kalon për hipotekim nën emrin e ndërtuesit apo pronarit të saj. Fondi i paguar për tokën kalon në 80 për qind për ish-pronarin e trualli dhe 20 për qind për urbanizimin e zonës. Paralelisht me këtë situatë AKKP bën dhe kompensimin e të zotëve të tokës. Kjo me çmimin e tregut, i cili llogaritet sipas metodikës së posaçme që ka miratuar disa vite më parë Qeveria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›