E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora rrit çmimin e biletës Korçë-Tiranë

Korçë- Shoferët e furgonëve të linjës Tiranë-Korçë kanë rritur në mënyrë spekulative çmimin e biletës së udhëtimit me arsyetimin se harxhojnë më shumë naftë tani që rruga kalohet me vështirësi.

Përkeqësimi i motit dhe rritja e fluksit të udhëtarëve ka lënë shteg për abuzime nga drejtuesit e furgonëve të linjës Korçë-Tiranë. Kështu çmimi i biletës është dyfishuar, nga 7 mijë deri në 15 mijë lekë për biletë.

Shoferët edhe pse nuk pranojnë të flasim me emër pohojnë se kanë pasur vështirësi në rrugë ndaj e kanë rritur çmimin. Sipas tyre makina harxhon më shumë dhe bën defekte nga ngricat në rrugë. Kjo natyrisht ka sjellë pakënaqësi për udhëtarët që për të bërë një rrugë Tirane vajtje-ardhje iu duhet të shpenzojnë plot 30 mijë lekë (të vjetra).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›