E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, prangosen dy kambistë e një falsifikator

Vlorë - Policia vuri sot në pranga Hektor Zotaj dhe Çerçiz Tarajn, pasi këta shtetas ushtronin aktivitet të kundraligjshem të këmbimit valutor. Nga ana e policisë u administruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 88 mijë lekësh të reja si dhe 130 eurosh. Po dje u arrestua Altin Hamzaraj, i dënuar me parë. Arrestimi i tij u bë pasi tentoi të këmbente një kartëmonedhë 100-euroshe të falsifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›