Lista, 5 mije pronat qe regjistrohen ne Tirane
Ne kuadrin e ndertimit te Sistemit te Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP) ka filluar afishimin publik te regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshme per zonen kadastrale Nr. 8180, te qytetit te Tiranes. Ky afishim behet ne territorin e Zones Kadastrale Nr. 8180, te Rruga "Ali Demi" Nr. 213, perballe ish Komisariatit te Policise, Tirane. Periudha e Afishimit Publik do te vazhdoje 45 dite kalendarike.
Te gjitha subjektet private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie, ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme ne Zonen Kadastrale Nr. 8180, jane te ftuar te verifikojne Regjistrimin Fillestar te pasurive te tyre. Ne kete faze te ketij procesi, eshte e rendesishme bashkepunimi i ngushte i te gjithe personave, qe kane te drejte mbi pasurine, me ekspertet, duke verifikuar te dhenat ne listat e afishuara. Ne rast se gjate kesaj faze konstatohen mangesi ne informacionin e afishuar, atehere pronari, si dhe personat qe kane interesa te tjera mbi pasurine, duhet te beje plotesimet e nevojshme dhe t'i paraqese vete ato, brenda afatit te afishimit publik, ne ambientin e afishimit, prane specialisteve te ngarkuar me kete detyre te Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane. Te gjitha pretendimet do te shqyrtohen dhe do te paraqiten ne listat e afishuara brenda periudhes se Afishimit Publik.