Nano: Kthehem në PS nëse bie gara për kreun e shtetit
Ish-kreu i Partise Socialiste, Fatos Nano ka shtuar presionin ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per kandidimin e tij per kreun e shtetit. Ne nje deklarate dhene dje per mediat, Nano eshte shprehur se nese nuk merr mbeshtetjen e PS-se per presidencen, ai do te vendose jo me te krijoje nje force te re politike, por te kthehet ne Partine Socialiste. "Partia Socialiste eshte partia ime e zemres, nese ajo vijon edhe lengon sic po vuan, atehere une do i kthehem asaj me gjithe zemer", tha dje Nano per gazetaret. Deklarata e kreut te PS-se u be dje pas takimit me ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu, ku teme kryesore e takimit ka qene kandidimi i ish-kryeministrit per kreun e shtetit. Ne pergjigje te interesit te medias per kete gare, Nano ka theksuar se ai do te largohet nga gara vetem ne momentin qe do te zgjidhet presidenti i ri. Lidhur me propozimin e emrit te tij per kreun e shtetit dhe mungesen e mbeshtetjes nga PS apo edhe nga LSI, Nano ka theksuar se ceshtja e emrave dhe kandidateve eshte nje loje kungulleshkash. "Po e quaj loje kungulleshkash, sepse ceshtja per te cilen po flasim eshte shume me e rendesishme sesa interesat qe mund te perfaqesojne Rama dhe Meta ne politiken Shqiptare. Dhe ne rast se eshte krejt i mundshem regjistrimi im me 20 firma, une nuk do te doja qe opozita ta perdorte, e provokuar ndoshta, kete gje per te bojkotuar seancen. Nuk duhet qe vendi te perjetoje zhvillime negative, si ato qe njohim ne 2007-en", u shpreh kreu ish-kreu i PS-se. Lidhur me procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit, Nano ka theksuar se nese do te kete nje gare te ndershme, ai do ta fitoje ate. "Une besoj se nje zgjidhje e pranueshme demokratike, eshte edhe nje gare mes perfaqesuesve te dy paleve, nuk eshte i mundur konsensusi i plote. Ka nje konsensus te maxhorances qe nuk perfshin konsensusin e opozites, ka kerkese te opozites per te ndryshuar oferten e PD dhe sic ka mazhoranca oferte qe PS te paraqese kandidatet e saj. Une do te largohem nga gara, me dashamiresi ne momentin kur te zgjidhet presidenti i ri", u shpreh dje ish-kreu i Partise Socialiste. Ai ka theksuar se do te vazhdoje kontaktet per te realizuar zgjedhjen e tij ne krye te shtetit. "Une do te vijoj kontaktet me perfaqesuesit e rendesishem te komunitetit euroatlantik, per te shkembyer cdo informacion te nevojshem qe zgjidhja e sfides presidenciale, pervec reformave te tjera jetike per vendin, te jete jo konfliktuale, te jete ne dobi te integrimit te vendit dhe natyrisht te shuaje tensionet politike qe jane ende te pranishme mes paleve politike", u shpreh Nano.
Nano, takime me ish-drejtues te strukturave te Partise Socialiste
Me afrimin e raundit te trete per zgjedhjen e kreut te shtetit, ish-kryeministri Fatos Nano ka shtuar takimet me figura publike dhe diplomate. Takimi i zhvilluar dje me ambasadorin e SHBA-ve Aleksander Arvizu ka zgjatur per rreth nje ore ne nje nga lokalet e ish-Bllokut. Nderkohe qe gjate diteve te fundit, Nano ka shpeshtuar dhe takimet me ish-drejtues te Partise Socialiste dhe ish-deputete te saj. Ne deklaratat e bere per media nga "Levizja Nano per President", theksohet se ne rast te mos zgjedhjes se ish-kryeministrit si president, atehere Nano do te nis levizjen per te konkurruar perballe Rames ne zgjedhjet e ardhshme, si nje alterantive e re ne politiken shqiptare.