E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e larte, makinat e vjetra jashte qarkullimit Sonila Isaku



Makinat te cilat nuk kane nje marmite e cila ben perpunimin e gazit dhe mbetjeve pas djegies se benzines apo naftes, por edhe ato mjete motorike te tipit dizel qe jane euro 2 dhe poshte do te hiqen nga qarkullimi ne menyre qe te mbrohet mjedisi. Ne kuader te dites Boterore te Mjedisit, por edhe nismave te ndermarra nga institucionet per cilesine e ajrit jane duke u hartuar nje sere projektesh. Keshtu, makinat e vjetra pa marmite katalitike dhe pjesa me e madhe e automjeteve te transportit publik, do te nxirren jashte qarkullimi. Te pakten keshtu ka garantuar Ministria e Transportit, e cila po diskuton edhe me Shoqaten e Transportit per menyren e largimit te tyre nga perdorimi. "Kemi nje program ne proces, fillon qe nga deshira per te vendosur detyrimin per marmiten katalitike per te gjithe perdoruesit e mjeteve qe perdorin mjete me benzine dhe deri tek nxjerrja jashte inventarit te mjeteve motorike te tipit dizel qe jane euro 2 dhe poshte. Vete shoqata e transportuesve ka filluar te mendoj ne kete kuader per te ndryshuar floten e transportit", tha Ylli Manjani, Zv/minister i Puneve Publike dhe Transportit. Ne nje aktivitet te mbeshtetur nga Bashkimi Evropian mbi ngrohjen globale, iu rekomandua vendit tone te marre masa qe deri ne vitin 2020, ku 38 per qind e energjise te sigurohet nga burime te rinovueshme. Per kete, Ministria e Ekonomise tha se do te lehtesoje sipermarresit qe do te ngrene parqe energjetike per te perfituar energjine nga era dhe dielli. "Jane dhene 10 autorizime per ndertimin e parqeve me ere, per prodhimin e energjise elektrike me nje fuqi te pergjithshme te instaluar per rreth 1600 megavat dhe gjithashtu jemi ne procedure dhe per 14 kerkesa te tjera, si dhe energji diellore, ku aktualisht ne procedure kemi tre kerkesa ne ndertimin e parqeve", tha Neritan Alibali, Zv. Minister i Ekonomise. Nese mjetet motorike dhe menyra e perfitimit te energjise nuk ndryshon, ekspertet evropiane paralajmeruan se ne Shqiperi dhe ne shume shtetet te tjera, permbytjet nga reshjet do te jene shume me te medha, niveli i deteve do te rritet, shembja e tokave do te vazhdoje me ritme te shpejta dhe thatesira do te demtoje edhe me shume bujqesine. Sipas eksperteve tashme, rritja e temperaturave, renia e sasise se reshjeve, shkrirja e akullnajave , rritja e nivelit te detit dhe ngjarjet ekstreme te motit perbejne sfiden e madhe te ndryshimeve klimaterike. Autoritet evropiane shprehen se sektoret pergjegjes per kete fenomen lidhen me prodhuesit e industrise, energjise, transportit, banesat si dhe bujqesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›