E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet, Bode: Skeme e re per pensionet Sonila Isaku



Qeveria do te prezantoje se shpejti skemen e re te kontributeve shoqerore ne baze te se ciles perftohet edhe pensioni i pleqerise. Ministri u Financave, Ridvan Bode, i pranishem ne konferencen e 20 vjetorit te institutit te sigurimeve shoqerore, deklaroi se skema aktuale e kontributeve eshte ende e brishte e per pasoje eshte krijuar nje deficit me 1 % te Prodhimit te Brendshem Bruto ne vend. "Ky sistem i ri, qe eshte formuluar tashme dhe do te propozohet publikisht edhe ne bashkepunim me opoziten, synon zgjidhjen e plote te nje sere ceshtjesh te tilla si: vendosja e elementeve shtytes te rritjes se pjesemarrjes e pageses se kontributeve mbi pagat reale, duke eliminuar faktoret qe kane cuar ne shkeputjen e madhesise se kontributit dhe madhesise se pensionit" deklaroi Ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas tij, skema aktuale e sigurimeve shoqerore perbehet nga kontributet e detyrueshme per personat qe jane te punesuar dhe kontributin vullnetare. Sipas Bodes skema e sigurimeve shoqerore do te jete pensionale dhe jo asistenciale. Ajo parashikon perballimin e mases se pensionit me ane te kontributeve te mbledhura, duke eliminuar marrjen e fondeve nga buxheti i shtetit, sic ndodh aktualisht. Ne skemen e re e cila pritet te eliminoje edhe deficitin do te shtohen edhe 3 kolona te tjera ne skeme, te cilat do te sherbejne per kombinimin me te mire te te ardhurave nga puna ne funksion te te ardhurave te vete sistemit. Nderkohe te dhenat e Ministrise se Financave tregojne se skema e sigurimeve shoqerore ne Shqiperi nuk mbulon totalin e pensioneve. Deficiti i krijuar prej 13 miliarde lekesh mbulohet nga buxheti i shtetit, ndersa kjo situate vjen pasi ka me shume persona qe perfitojne pension, sesa kontribues ne skeme. Rekomandimi eshte bere me heret nga Banka Boterore per reforme per garantimin e pensioneve ne te ardhmen, tashme eshte pranuar si nevoje edhe nga ministri i Financave, Ridvan Bode. "Me gjithe permiresimet dhe arritjet, perseri sistemi eshte i brishte, i paqendrueshem financiarisht. Kontributet nuk arrijne te mbulojne perfitimet dhe deficiti i skemes eshte gati 1 GDP-se. Pjesa e kontributit qe derdhet nga te ardhurat e tjera eshte e qenesishme. Ne keto kushte, ka lindur nevoja e vijimit te reformes dhe implementimit te nje sistemi te ri, me modern te sigurimeve shoqerore", u shpreh ministri i Financave. Deklaratat, Bode i beri ne aktivitetin e 20-vjetorit te krijimit te Institutit te Sigurimeve. Nderkohe, drejtoresha e ISSH-se, Vjollca Braho, tha se ky institucion po punon per pastrimin e skemes nga perfitimet e paligjshme.

Ksera: Kete vit rritja e pensioneve deri ne 5 %

Per vitin 2011 te ardhurat minimale te pensionisteve ne qytet u rriten me 4%, ndersa ne fshat me 7%, krahasuar me nje vit me pare, mbi nivelin e inflacionit vjetor te cmimeve, ky fakt eshte pohuar nga Ministri i Punes, Spiro Ksera. Sipas tij, me gjithe efektet e krizes globale ne vitin 2012, sipas Programit te Qeverise pensionet do rriten rreth 4% ne qytet dhe mbi 5% pensionet e fshatit. Sipas te dhenave ne vitin 2011 te ardhurat minimale te pensionisteve ne qytet arriten ne 13 267 leke ne muaj dhe ne fshat 8 358 leke ne muaj, duke realizuar nje rritje mbi 59% te pensionisteve te qytetit dhe me shume se dyfishim per pensionistet e fshatit, krahasuar me vitin 2005. Nga keto rritje kane perfituar mbi 540 mije pensioniste te qytetit dhe te fshatit.

Asistenca sociale, BB jep 38 milion euro kredi per sistemin

Modernizimi i skemes se asistences sociale do te rrise shumen e perfituar nga shtresat ne nevoje. Te pakten kete synon nje projekt prej 38 milione eurosh i financuar nga Banka Boterore, marreveshja per fillimin e te cilit, u nenshkrua nga ministri i Financave, Ridvan Bode, ministri i Punes, Spiro Ksera dhe per perfaqesuesja Bankes Boterore, Ksenia Lvovski. Ne perfundim, projekti synon rritjen e mases se perfitimit te ndihmes sociale. Ne cilesine e zbatuesit te projektit, ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Spiro Ksera, tha se, kjo marreveshje vjen ne mbeshtetje te perpjekjeve te bera deri tani per reformimin e skemes se perfitimit te ndihmes ekonomike. Kredia nuk eshte me terma te bute, por as me terma tregtare. Afati i shlyerjes se saj eshte 28 vjet dhe ne 7 vitet e para nuk paguhet principal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›