E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilion Lika rehabilitohet në Maqedoni

Portieri shqiptar i skuadrës
ruse Terek Grozni, Ilion
Lika, ka tri javë që është në
Maqedoni. Do të qëndrojë
edhe për dy javë dhe pastaj
do të kthehet në Rusi, për
t‘iu bashkuar skuadrës së tij.
"Para tre muajsh, në një stërvitje,
kam dëmtuar ‘tendinën
e Akilit‘ (thembrën) të këmbës
së djathtë dhe prej atij momenti
i kam munguar ekipit.
Planet kanë qenë të shërohem
në Belgjikë, por për
arsye të dokumenteve erdha
në Maqedoni. Këtë zgjedhje
e preferuan menaxherët e
mi", e nis rrëfi min Lika, i cili
me kënaqësi pranoi të japë
një intervistë për gazetën
shqiptare në maqedoni,
"Lajm". Gjendja e tij është
përmirësuar ndjeshëm dhe
prej pak kohësh ka filluar
stërvitjen me ngarkesë të
lehtë. "Jam shumë më mirë.
Kam fi lluar të bëj stërvitje të
lehta me fi tnes. U bënë tri
javë që jam në Maqedoni, më
kanë mbetur edhe dy të tjera.
Shpresoj se në skuadër do të
kthehem në fi llim të qershorit.
Edhe me klubin jam në kontakte
të vazhdueshme. Ata
në çdo moment interesohen
për gjendjen time shëndetësore",
pohon Lika. Në Rusi
ka nisur kampionati. Portieri
i dytë i Kombëtares shqiptare
fl et edhe për objektivat
e skuadrës së tij, por edhe
për favoritët në luftën për
titullin në kampionatin rus.
"Ne patëm një start të mirë,
por në vazhdim kemi shumë
ulje-ngritje. Objektivi ynë
është të kapim një vend që
të çon në Kupën UEFA, edhe
pse kjo është e vështirë të
arrihet. Sa i përket ekipeve
që pretendojnë titullin, dua
të veçoj CSKA-në e Moskës,
e cila mendoj se do të fi tojë
kampionatin. Kontrata e Likës
te Terek Grozni është në vitin
e fundit të saj, por rinovimi
për portierin shqiptar duket
se do të jetë një çështje formaliteti.
"Ka shumë mundësi
të rinovoj edhe për dy vite të
tjera", nënvizon portieri, i cili
shpreson të rikthehet edhe
në kombëtare sa më shpejt
që të jetë e mundur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›