E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e 177 familjeve qe perfitojne strehim

Bashkia e Tiranes i ka propozuar Keshillit Bashkiak listen e 177 familjeve qe perfitojne kredi te buta duke u perfshire ne perfitues te banesave sociale. Projekvendimi ben te ditur se nga 399 qytetare qe kane aplikuar per te perfituar nga programi i strehimit, vetem 177 prej tyre kane paraqitur dokumentacion te plote, ndersa pjesa tjeter pra 221 aplikues rezultojne me mungesa ne dokumentacion. Konkretisht 221 aplikues nuk plotesojne kriterin e te ardhurave. Ndersa 30 prej aplikuesve nuk permbushin kriterin e te ardhurave te percaktuara nga Ministria e Puneve Publike, pra kane te ardhura me te vogla se kufiri minimal i percaktuar. 28 prej aplikuesve kalojne kufirin maksimal te te ardhurave. Por duke qene se Vendimi i qeverise per “Percaktimin e dokumentacionit, qe duhet te paraqese familja per t’u strehuar sipas njerit prej programeve sociale te strehimit” kerkon, qe Komisioni te perzgjedhe nder familjet ato me pike maksimale si dhe duke patur parasysh se numri i aplikanteve te cilet kane dokumentacion te rregullt, eshte ne total me i vogel se numri i kredive, qe Ministria e Puneve Publike ka vene ne dispozicion te Bashkise se Tiranes per te pastrehet. Per kete arsye Komisioni i Strehimit pas konsultimeve rekomandoi te klasifikoje dhe te perfshije ne listen paraprake te familjeve perfituese edhe ato familje te cilat rezultojne nga sistemi i pikezimit te paprioritizuara, pasi i klasifikoi keto familje si familje te cilat plotesojne kriteret baze per t’u trajtuar me strehim nga ligji i strehimit si dhe permbushes te 2 kushteve skualifikuese te ketij programi, qe nuk kane banese ne pronesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›