E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e Mourinhos, pa Ronaldon

Jose Mourinho ka publikuar listën e lojtarëve që janë të ftuar për derbin madrilen ndaj Athletico Madridit.

Në listë nuk është emri i Cristiano Ronaldos i cili ka një lëndim të vogël por edhe do të pushohet për ndeshjen ndaj Dortmundit. Të ftuar nuk janë as Sergio Ramos e Coentrao.Për shkak të lëndimeve mungojnë Arbeloa e Marcelo ndërsa në skuadër është rikthyer Essien.

Kjo është lista e të ftuarve: Casillas, Diego López dhe Adán.

Varane, Pepe, Albiol, Carvalho e Nacho.

Xabi Alonso, Essien, Khedira, Özil, Di María, Modric, Callejón e Kaká.

Higuaín, Benzema e Morata/indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›