Lista e PS, Rama prezanton Nikollin ne Tirane Qamil Xhani
Ne diten nderkombetare te grave, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ka prezantuar Lindita Nikollin, si kandidate per deputete ne zgjedhjet e 23 qershorit. Ne nje konference te dhene dje ne seline roze, Rama ka vleresuar kontributin e Nikollit ne pushtetin lokal ne Tirane. Ai ka theksuar se Nikolli eshte nje personazh i njohur ne jeten publike dhe ne aktivitetin e opozites. “Ne na takon jo vetem te flasim per grate, por te bejme nje akt te ri besimi e respekti ndaj tyre, ndaj sot skuadres sone, i shtohet edhe nje grua tjeter ne ate te rritjes se parlamentareve tona, pas 23 qershorit. Lindita Nikolli nuk eshte e re per publikun, por nje grua e perkushtuar si kryetare e minibashkise numer 1 te Tiranes, per te zgjidhur halle nga me te ndryshmet”, tha kryesocialisti Rama. Ndersa ne fjalen e saj, Lindita Nikolli, krahas falenderimit per besimin qe i jepet, ka garantuar angazhimin e saj dhe perkushtimin e madh prane Partise Socialiste. “Une do trokas ne zemren e cdo qytetari qe do Shqiperine e rilindur, e pas 23 Qershorit do vazhdoj serish per te bere te mundur rilindjen shqiptare", theksoi Nikolli. Gjate prezantimit te Nikollit, duke iu referuar edhe 8 Marsit, dites nderkombetare te gruas, theksoi se ky 8 Mars e gjen gruan shqiptare me nje bilanc te rende dhe nje mundesi te madhe. Rama u shpreh se gruaja ka paguar haracin e nje shtypjeje te pamerituar. “Nje perce e rende ka ndare vajza te vogla fshatrash, nuset e reja shtatzene nga kujdesi shendetesor, gra e vajza te shkolluara nga rruga e perfshirjes ne pune”, u shpreh Rama. Situaten e gjendjes se grave ne vend, Rama e ka lidhur me qeverisjen e mazhorances aktuale. “Kjo situate perkeqesohet si pasoje e keq-qeverisjes, ku gelojne vrasjet dhe dhuna ne familje, ndersa 27 te vrara jane tmerresisht shume, si deshmi tronditese e asaj qe po ndodh”, u shpreh Rama. Kryesocialisti eshte ndalur dhe ne nivelin e perfaqesimit te grave ne politike. Rama u shpreh se PS-ja ka kontribuar ne Kodin Zgjedhor per perfaqesimin sa me te madh te grave ne Kuvend. Mundesia e madhe, eshte vota e 23 qershorit per nje rilindje shqiptare, ku per gruan shqiptare do te hapet nje horizont i ri shpresash. Une jam krenar per kete 8 mars, sepse udheheq partine qe ka hequr kuotat ne cdo nivel perfaqesimi. Kur flitet per Kodin Zgjedhor une jam krenar qe ne socialistet dhe progresistet, e shnderruam Parlamentin ne nje Kuvend ku grate kane kuoten dhe zerin e tyre”, deklaroi kryetari i PS-se, Edi Rama. Deri me sot kreu i PS-se ka prezantuar 5 kandidate te selise roze per zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Ilirian Celibashi, Parid Cara, Alfred Peza, Vexhi Mucmata dhe se fundi Lindita Nikolli jane emrat e pare, qe jane zyrtarizuar nga kryesocialisti. Edhe pse keto kandidatura nuk jane kundershtuar nga deputete te PS-se, kritiket e Rames kane shprehur verejte per faktin se kandidatura nuk jane miratuar me pare nga kryesia e Partise Socialiste.
Kandidatet e PS
Lindita Nikolli Tirane
Ilirian Celibashi Fier
Parid Cara Kavaje
Alfred Peza Peqin
Vexhi Mucmata Kukes
Kandidatet e PS
Lindita Nikolli Tirane
Ilirian Celibashi Fier
Parid Cara Kavaje
Alfred Peza Peqin
Vexhi Mucmata Kukes