Konflikt per token, thike ne zemer kusheririt
Rudina Llazari
Nje 67-vjecar, nga fshati Grude-Fushe, i Malesise se Madhe, akuzohet se ka vrare me thike kusheririn e tij, pas konflikteve per pronesine e nje rripi toke. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur se “Qamil Hasanaj eshte arrestuar ne flagrance, rreth nje ore pasi vrau kusheririn e tij, Zyhdi Hasanaj, 53 vjec”. Viktima eshte derguar per ne spitalin rajonal te Shkodres, por ka nderruar jete disa minuta pasi ka hyre ne ambientet spitalore. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur se 53-vjecari kishte pesuar nje hemorragji te ndjeshme dhe demtim te pakthyeshem te organeve jetesore.
Policia e Shkodres tha se Qamil Hasanaj e ka pritur me qetesi kusheririn ne oborr derisa u kthye ne shtepi. Mes tyre ka rinisur debati per token. “Ne grindje e siper, 67-vjecari ka nxjerre nje thike dhe ka goditur ne zemer kusheririn e tij, Zyhdi Hasanaj”, beri te ditur policia. Familjaret kane njoftuar policine, e cila ka nisur grupin e gatshem qe po patrullonte ne afersi te fshatit.
Deshmitare ne vendngjarje thane se i moshuari ishte larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ne drejtim te papercaktuar. Ne raportin e hartuar nga efektivet e grupit te gatshem, qe prangosen 67-vjecarin, thuhej se ai u gjet rreth 300 metra nga vendi i ngjarjes. Zyhdi Hasanaj kishte ngadalesuar hapat, sikur te priste njerezit me uniforma blu. “Nuk desha ta vrisja, desha vetem ta trembja. Jemi te nje gjaku”, ka mermeritur i moshuari, ndersa transportohej me furgonin policor. Burime nga grupi hetimor pohuan se i moshuari nuk ka bere rezistence, ndersa ne momentin e arrestimit mbante ende shtrenguar ne dore thiken, me te cilen dyshohet se eshte kryer krimi.
Grindja qe perfundoi ne gjakderdhje
Dy kusherinjte, banore te fshatit Grude-Fushe, prej disa muajsh ishin ne konflikt. Shkak ishte bere nje cope toke, ne zonen malore te ketij fshati, e cila duhej ndare mes pjesetareve te fisit. Familjaret kane treguar se disa muaj me pare, mes Qamil dhe Zyhdi Hasanaj, grindja kishte perfunduar ne perleshje, por te afermit nderhyne, duke evituar tragjedine. Kete radhe, autori dhe viktima ishin te vetem, njeri perballe tjetrit.