E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e karburantit, kerkohet 27-vjecari

Personi qe grabiti tre dite me pare nen kercenimin e armes nje sasi karburanti nga nje distributor, eshte identifikuar nga policia e qytetit te Vlores. Burime nga uniformat blu bene te ditur se eshte shpallur ne kerkim Roland Zaho, banor i qytetit te Vlores. Ngjarja per te cilen akuzohet i riu ka ndodhur ne piken e karburantit te firmes “Elda”, ne afersi te fshatit Bestrove, ne rrugen Vlore-Fier. Sipas policise, nga hetimet e deritanishme rezulton se “Zaho ka shkuar prane kesaj pike, me automjetin e tij ‘Golf 3’, me targa VL 5406C dhe, pasi eshte furnizuar me rreth 50 litra gazoil, ka kercenuar punonjesin dhe eshte larguar me shpejtesi”. Policia shtoi se ndaj 27-vjecarit eshte ngritur akuza e “vjedhjes me dhune”, dhe po punohet per kapjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›