Bie avioni gjatë një shou në Spanjë, vdes piloti, pamje shokuese (VIDEO)

Spanjë- Një pilot 35-vjeçar vdiq në Madrid të dielën në një aksident gjatë një shou të avionëve në aerodromin Cuatro Vientos të qytetit. ‘El Pais’ raporton se Ladislao Tejedor ishte i martuar dhe kishte një fëmijë dhe ka punuar si asistent personal i ministrit të Mbrojtjes Morenés Pedros.
Tejedor ishte duke pilotuar një saeta HA-200, që ishte marrë nga shërbimi aktiv në vitin 1981, kur ai ka humbur kontrollin e avionit, i cili u rrëzua në hangarin e përdorur për të strehuar helikopterët e policisë kombëtare Corps’. Disa kalimtarë në terren gjithashtu u plagosen, përfshirë babain e pilotit i cili pësoi një sulm nga ankthi.
“Ai ishte duke fluturuar shumë ulët në krahasim me shfaqjet e tjera. Papritmas e kemi humbur nga shikimi dhe pashë një top masiv të flakës dhe tymit”,- tha Juan Antonio Alcobendas.
piloti u dërgua në njësinë e djegieve në spital, por vdiq rreth orës 04:00. Tre policë dhe një grua u shtruan në spital me diegie pasi ishin duke u përpjekur të shuanin flakët, ndërsa një tjetër polic u trajtua për hipertension.
Dorina Bilbili/IDEA/