E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat ne Shendetesdi ndryshon sherbimi farmaceutik ne spitale



Lizeta Duro

Ceshtja e reformave ne sektorin e sherbimit shendetesor ishte dje tema kryesore e mbledhjes se Task-Forces qe kryeministri i Shqiperise Sali Berisha zhvilloi me ministrat kabinetit.
Ne kete mbledhje Berisha tha se eshte e nevojshme qe kjo reforme te behet pjese e nje debati te gjere me te gjithe punonjesit e shendetesise mjeke profesore asistente infermiere. Ne kete mbledhje Berisha tha se fale reformave te ndermarra eshte reduktuar ne 0 vdekshmeria amtare dhe do te luftohet per reduktimin maksimal te vdekshmerise foshnjore. Gjithashtu i domosdoshem sipas kryeministrit eshte dhe krijimi i universitetit mjekesor si dhe gjetja e praktikave me te mira mjekesore per te ofruar nje sherbim sa me cilesor e te shtrire ne te gjithe vendin dhe nje menaxhim me te kompletuar. Duke u ndalur ne elemente te vecanta te reformes kreu i qeverise tha se duhet te ecet me shpejtesi drejt dixhitalizimit total te sistemit shendetesor per te pasur nje historik te plote te situates shendetesore dhe kontroll te vazhdueshem te saj.

Farmacite

Ndryshimi i sherbimit farmaceutik ne spitalet e vendit ishte nje tjeter ceshtje ku kryeministri i vendit u ndal gjate. Sipas Berishes per tiu pergjigjur kerkesave te kohes sherbimi i farmacise spitalore duhet te ndryshoje duke rritur cilesine e medikamenteve qe permban dhe llojshmerine e tyre. Sipas kryeministrit jane bere shume hapa serioze ne kete drejtim por kuadri ligjor qe pritet te finalizohet shume shpejt permban investime akoma te rendesishme per reformat qe po ndermerren ne shendetesi.
Te tjera aspekte te rendesishme qe u diskutuan ne mbledhjen e Task-Forces kane te bejne me perfundimin e udherrefyesve klinike dhe te protokolleve te trajtimit kostifikimin unifikimin e qendrimeve dhe te praktikave mjekesore dixhitalizimin e sistemit ligjin per financimin e sistemit shendetesor raportet me sektorin privat dhe ceshtjen e privatizimeve reduktimin maksimal te vdekshmerise foshnjore etj.

Ligji

Kryeministri shqiptar gjate mbledhjes se Task-Forces tha se ligji per shendetesine do te pesoje ndryshime ne mekanizmin qe i garanton ketij sistemi burimet e nevojshme financiare. Sipas Berishes reformat qe jane marre ne favor te sistemit shendetesor dhe qytetareve ne te gjithe vendin por edhe ato qe priten te fillojne shume shpejt kane nevoje per me shume fonde prandaj ne kuadrin e ri ligjor te shendetesise jane vendosur edhe shume vendime te tjera qe do te miratohen dhe do te gjejne zbatim shume shpejt. Eshte ceshtje muajsh qe reforma ne Shendetesi te finalizohet ne te gjithe kuadrin ligjor dhe me te gjitha vendimet e reja dhe ato te ndryshuara ne menyre qe vitin qe vjen te filloje gjeresisht zbatimi i saj. Ligji per financimin e sistemit shendetesor nuk nenkupton vendosjen e nje takse te re por te nje mekanizmin qe i garanton ketij sistemi burimet e nevojshme financiare per reformat qe do te merren - tha Berisha. Kryeministri tha gjithashtu se ky ligj eshte jetesor jo vetem per objektivat e rendesishme te sistemit shendetesor por edhe per ne kohen ku jemi dhe kerkesat ne rritje te sherbimeve shendetesore dhe pacienteve qe trajtohen si ne qendrat spitalore publike ashtu dhe ne ato private.

Kryqi i Kuq Shqiptar do te organizoje fushate sensibilizimi ne Diten Boterore Kunder Urise

Kryqi i Kuq Shqiptar vijon traditen e pervitshme te organizimit te nje fushate sensibilizuese dhe ndihmuese ne kuader te 17 tetorit Dites Boterore Kunder Urise me sloganin Mendoni per ata qe nuk jane si ju. Me mbeshtetjen e fondacionit Vodafone Albania fushata sensibilizuese do te shtrihet ne te gjithe territorin e vendit dhe synon qe te aktivizoje kontributin e qytetareve e sidomos te biznesit per te ndihmuar nje numer prej rreth 5000 perfituesish qe jane njerez ne nevoje te moshuar te vetmuar dhe familje ne veshtiresi ekonomike ne te gjithe vendin.
Kjo fushate synon te nxise publikun e gjere dhe ne menyre te vecante rinine qe te solidarizohen me njerezit qe jane ne nevoje si dhe te ndikojne sadopak ne permiresimin e gjendjes ne te cilen ata ndodhen. Ndergjegjesimi i komunitetit po realizohet nepermjet transmetimit te spotit per kete veprimtari dhe shperndarjes se materialeve promovuese nga vullnetaret e KKSH. Fushata ka gjetur mbeshtetje nga shkollat 9-vjecare dhe te mesme ne te gjithe vendin nxenesit e te cilave po kontribuojne ne ndihme te me nevojtareve. Dita boterore e Urise e ka fillesen ne vitin 1999 po ne kete vit Kryqi i Kuq Polak zhvilloi nje fushate mjaft te suksesshme te cilen e quajti Dita kunder Urise. Kjo fushate u bazua ne idene origjinale te Kryqit te Kuq Finlandez qe 17 tetori te jete Dita Nderkombetare e te Ushqyerit dhe e Luftes Kunder Urise. Ne vitin 2002 8 shoqata te Kryqit te Kuq te rajonit te Europes Qendrore dhe Juglindore nder te cilat dhe Kryqi i Kuq Shqiptar organizuan fushaten e Dites Kunder se Urise. Numri ne rritje i vendeve qe bashkohen me kete fushate me nje larmi gjithmone e me te madhe te aktiviteteve tregon rendesine qe shoqatat e Kryqit te Kuq i japin vit pas viti kesaj veprimtarie.

Prezenca e OSBE-se mbeshtet pjesemarrjen e grave shqiptare ne politike

Gra aktive ne qeverisjen vendore partite politike dhe shoqerine civile u mblodhen dje ne qytetin e Bajram Currit per te diskutuar menyrat e rritjes se pjesemarrjes se tyre ne jeten politike dhe publike ne nje forum te organizuar nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi. Pjesemarreset rane dakord te pergatisnin nje plan veprimi per te identifikuar kandidatet e mundshme per zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit 2011 si dhe per te ndihmuar ne fuqizimin e forumeve te grave te partive politike ne nivel vendor. Keto forume synojne te rrisin numrin e grave qe do te garojne si kandidate ne zgjedhjet e ardhshme te qeverisjes vendore. Ato theksojne nevojen qe partite politike te respektojne dispoziten e Kodit Zgjedhor sipas se cilet listat e kandidateve duhet te permbajne te pakten 30 per qind nga secila gjini - tha Alenka Verbole keshilltare e ceshtjeve te demokratizimit ne Prezencen e OSBE-se. Ne perfundim te veprimtarise pjesemarreset u bene pjese e xhirimeve te nje emisioni televiziv lokal per nxitjen e pjesemarrjes se grave ne jeten politike dhe publike. Takimi ne Bajram Curri ishte i katerti ne nje seri forumesh ne qarkun e Kukesit. Forumet organizohen ne kuader te projektit te Prezences Rritja e rolit te grave ne qeverisje i cili financohet nga qeveria e Vendeve te Uleta dhe ajo e Suedise.

18 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›