Lista e studentëve që do të përfitojnë bursë studimore
06/01/2010 Fakulteti Ekonomik
Pas rishikimit të dosjes së dokumenteve të dorëzuara nga studentët komisioni pranë Fakultetit Ekonomik ka përzgjedhur kandidatët që do të trajtohen për këtë vit akademik me bursë. Ndarja e bursës edhe për këtë vit do të jetë e plotë ose gjysmë, në varësi të të ardhurave dhe kritereve që plotëson secili prej aplikuesve. Më poshtë do të gjeni të plotë listën e studenteve aplikues për bursë, të cilët dorëzuan dokumentacionin e munguar brenda afatit të parashikuar. Një pjesë e studentëve janë skualifikuar për shkak të mosplotësimit të kritereve të kërkuara për përfitimin, ndërsa për një pjesë tjetër, ku është vënë re mungesa e dokumentacioneve, është kërkuar plotësimi i tyre sipas afatit të ri të vendosur. Drejtuesit e këtij fakulteti pohojnë se të gjithë studentët që kanë paqartësi dhe që nuk gjenden në listën e publikuar, mund të bëjnë një kërkesë rishikimit. Kjo kategori duhet të paraqitet pranë zyrës së kancelarit të këtij fakulteti deri në datën 7 janar për të dorëzuar kërkesën. Në rast tejkalimi të këtij afati, këta kandidatë nuk kanë të drejtë të aplikojnë më tej për marrjen e bursës për këtë vit akademik. Po sipas të njëjtave burime, masa e bursës edhe për këtë vit do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Në tabelën e mëposhtme do të gjeni renditjen e studentëve që do të trajtohen me bursë të plotë dhe me gjysmë burse për vitin akademik 2009–2010.