E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, kuotat shtesë sipas degëve

06/01/2010  Shpallja e fituesve publikohet me datën 9 janar, afatet e regjistrimit
Procedurat që do të ndiqen për aplikimet sipas programeve
Rihapen aplikimet për studimet part-time. Fakultetet e Universitetit të Tiranës do të pranojnë sërish kandidatë për ciklin e studimeve me kohë të pjesshme sipas kuotave të përcaktuara në tabelën e mëposhtme. Kështu, të gjithë personat që duan të ndjekin këto programe, duke filluar nga sot e për dy ditë të tjera me radhë mund të dorëzojnë dosjen e aplikimit. Për këto kuota mund të konkurrojnë edhe kandidatët që kanë aplikuar gjatë fazës së parë, por nuk janë shpallur fitues. Burimet zyrtare të UT-së bëjnë të ditur se më datën 9 janar pranë këtij institucioni do të afishohen e do të shpallen listat e të gjithë aplikuesve, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve, duke evidentuar kandidatët fitues. Regjistrimet për kandidatët e shpallur fitues do të kryhen pranë sekretarive mësimore të secilit fakultet duke filluar nga data 11-14 janar, nga ora 8:00 deri në orën 16:00. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikimet që do të pranohen gjatë këtyre dy ditëve duhet të përmbajë: fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të; dokument identifikimi: kartë identiteti ose pasaportë (në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës); 2 fotografi personale; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë; deklarata që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të njësive kryesore të institucioneve publike të arsimit të lartë duhet t’i plotësojnë ato. Në rast se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në drejtorinë arsimore rajonale apo zyrën arsimore përkatëse, ose dokument me listën e notave të lëshuar nga Arkiva e Shtetit dhe të sigluar në drejtorinë arsimore rajonale apo zyrën arsimore përkatëse. Ndërsa kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në një program të dytë studimi, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën universitare. Më poshtë do të gjeni të plotë listën e kuotave shtesë sipas secilit program si dhe kuotat e miratuara edhe për komunitetin e të përndjekurve politikë, komunitetit egjiptian si dhe kuotat për fakultetet e dyta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›