'Listat', Rama prezanton Ulqinin dhe Hafizin: Nuk u pushtuan kurrë nga mllefi
TIRANE- Mimoza Hafizi dhe Musa Ulqini janë dy emrat e rinj në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke i prezantuar publikisht gjatë një konference për shtyp, i ka vlerësuar maksimalisht të dy kandidatët e rinj me fjalët më të mira.
“Jam shumë i kënaqur që në këtë ditë të vecantë të prezantoj dy pjesëtarë të rinj të skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes, por që vijnë nga një rrugëtim i kahershëm politik dhe nga një fazë e jetës politike me lëkundje për shkak të zgjedhjeve të bëra në vitin 2009″- tha Rama.
Rama vlerësoi më tej se Ulqini është një socialist 24 karat që kurrë nuk u nda nga PS, pavarësisht se në vitin 2009 nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë.
“Përfshirja në skuadrën tonë e Musa Ulqinit nuk është thjesht reflektimi i tij për një socialist 24 karad si Musai me të cilin politika e njohu dhe i bëri miq si rrallëherë ndodh të të bëjë politika dhe i ndau përkohësisht për disa kohë kur Musai nuk u përfshi në pjesën e sigurtë të listës së vitit 2009. Politika na ndau përkohësisht. Ky është momenti për të nënvizuar konkretisht respektin për kontributin e një pjesëtari të kësaj familje politike që pavarësisht se në atë kohë u ndje i ngrënë në hakun e vet, nuk u gremis në sedrën vetjake, por pavarësisht kësaj punoi për PS”.
“Ky është edhe momenti për të nënvizuar respektin për kontributin e një pjesëtari të PS që pavarësisht se në atë kohë u ndje iu ngrënë në hakun e vet nuk doli në rrugën e mllefit në emër të egoizmit e sedrës por pavarësisht ndarjes me mua në këndvështrime kontribuoi për PS në komunitetin ku jeton. Por edhe më shumë se kaq se lista e deputetëve nuk ndërtohet si stenda e një muzeu, apo kapitulli i një historie, Ulqini vjen sot si një vlerë e shtuar në atë pjesë të patjetërsueshme të ballafaqimit zgjedhor është është pjesa e komunikimit intensiv në bazë me njerëzit”- tha ai.
Po kështu edhe për Hafizin, Rama theksoi se ky emër ka qenë gjatë në strukturat e PS, por hera e parë që kandidatohet për deputete.
“Nuk u përfshi dhe pse ishte anëtare e PS. Zgjodhi të rrinte në PS jo me mllef, por me arsyet e veta mu kundërvu pa e shkelur asnjëherë etikën, por pa e lënë assnjëherë bosh vendin si anëtare e PS në raport me njerëzit e kësaj familje, në raport me detyrën e saj dhe detyrimin përkarshi kësaj familje politike”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Listat paraprake, ja përballjet surprizë PS-PD. Rama “i pari” në Vlorë