Engel: Reputacioni i Shqipërisë varet nga zgjedhjet që do bëjë. Gjithë bota po i vëzhgon
TIRANE-Kongresmeni amerikan Eliot Engel në një intervistë për agjencinë INA thotë se reputacioni i Shqipërisë do të varet nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 23 qershorit.
“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të ketë zgjedhje të lira, te ndershme dhe demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër. Unë kam qenë në Shqipëri në të kaluarën, kur atje janë mbajtur zgjedhjet dhe isha shumë i kënaqur me ata. Gjithkush është duke monitoruar dhe ndjekur nga afër zgjedhjet në këtë shtet. Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe unë mendoj se zgjedhjet e lira dhe të pastra do ta ndihmonin anëtarësimin e Shqipërise edhe në Bashkimin Evropian, e kundërta nuk do të ishte lajm i mirë, sepse e gjithë bota është duke vëzhguar,” është shprehur Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të punojë që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare dhe demokratike.
”Nuk më intereson shumë se kush është në Komision, por me rëndësi është që komisioni ta bëjë punën në pajtim me ligjet në fuqi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, deklaroi ligjvënësi amerikan.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Auditimi i parave të partive, KQZ: Ekspertët kontabël të mos bien krushqi me politikanët