E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfryhet tubimi i madh i AK, Kreshnik Spahiu: Luftë Berishës dhe Ramës

spahiu-ne-protesteTiranë- Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Aleanca Kuq e Zi mbajti sot tubimin e rradhës duke çelur kështu edhe fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit me sloganin “Koha për pastrim”.

Edhe Spahiu kishte trumpetuar 1 milion kuqezi në këtë tubim, në bulevard nuk u bënë do më shumë se 1500-2000 persona.

Lideri i kësaj partie ndryshe nga retorika e përdorur më parë me akuza kundër kryeministrit Berisha, sot i është drejtuar edhe liderit të opozitës dhe atij të LSI-së, duke i quajtur ata ‘zvarranikë’.
Spahiu tha se së bashku me qëllimin për të rrëzuar qeverinë Berisha, për të cilin tha se “që sot e tutje do ta quajmë i ndjeri Berisha sepse ka vdekur politikisht”, pas 23 qershorit “nuk do ‘ti japim shqipërisë një Sali tjetër”.

“Ne vijmë sot me një qëllim: përmbysjen e të ndjerit Berisha. Premtojmë që ne nuk kërkojmë të heqim një të ndjerë Berisha dhe të sjellim kufoma të tjera. “Koha për pastrim” është slogani ynë, që Shqipërisë mos t’i vëmë përpara njerëz të cilët e kapin shetin e marrin peng, krijojnë monopolin e tyre, marrin lirinë e shqiptarëve, të drejtat tona. Ne premtojmë që mandatet e deputetëve Kuq e Zi do të jenë përcaktues dhe drejtues në parlamentin e ardhshëm nga e cila s’ka asnjë kompromis për ta shporrur PD-në dhe Berishën. Përvec shporrjes së PD-së në koalicionin e ardhshëm që ne do të ndërtojmë mos t’i japim shqiptarëve një Sali tjetër, s’e japim votën për kryemnistër Edi Ramën, shqiptarët meritojnë një parlament që të ketë gjithë ngjyrat por të dominojnë ngjyrat kuq e zi. Ne e dëshirojmë Shqipërinë pa Berishën dhe Edi Ramën”.

Spahiu akuzoi Ramën dhe Berishën se përmes presioneve kanë mbyllur dyert e të gjitha mediave për AK-në. Duke iu referuar Ramës, Spahiu tha se kur në opozitë ai sillet kështu, nesër në pushtet do të jetë edhe më i keq.

Duke komentuar aleancën e PS-së me LSI-në, Spahiu tha: “S’jemi aleanca e Gërdecit kur Berisha e shkaktonte dhe Rama e mbulonte, s’jemi as e 21 janarit, kur Berisha fliste e Rama mohonte gjakun e të rinjve e bënte pazare me gjysmën e qeverisë Berisha, ndryshe nga zvarranikët që zvarriten njëher nga e majta njëher nga e djathta”,- tha Spahiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›