Shpërthim para derës së shtëpisë së kryeredaktorit të RTK-së
TIRANE-Përmes rrjetit social Facebook, këngëtari Yll Limani, djali i kryeredaktorit të RTV Kosova, Mufail Limani, njoftoi sot për një shpërthim në derën e shtëpisë ku banon i ati dhe familja e tij.
"Sulm kriminal kundër kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani, dhe familjes se tij. Akti u ndërmor sot në orën tre të mëngjesit nga persona të panjohur, në shtëpinë ku banon kryeredaktori i RTK-së me familje", shkruan Ylli Limani ne Facebook, duke postuar dhe nje foto.
"Fatmirësisht Mufaili dhe familja e tij shpëtuan nga përpjekja kriminale, që si qëllim kishte zjarrvënien përmes një bombole gazi, të vendosur në derën kryesore të shtëpisë së tij. Policia është duke e hetuar rastin. Ky akt tregon fuqinë kriminale të grupeve të caktuara në dëm të rendit, ligjit e sigurisë, mbi të gjitha për qytetarët e Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Yllit përmes Facebookut.
(d.b/BalkanWeb)