Prespë, Berisha: 4 vitet që vijnë fermerëve, 165 mln dollarë grante
KORCE-“Katër vitet e ardhshme, 165 milionë dollarë do të jenë grantet tona për fermerët shqiptarë”. Kështu bëri të ditur kryeministri Sali Berisha sot gjatë përurimit që iu bë rrugës Zemblak – K/Liqenas, investim i buxhetit të shtetit me vlerë mbi 1 miliardë lekë.
Kryeministri theksoi se, qeveria që ai drejton flet me vepra.
“Hoqëm çdo takse për çdo gjë që importohet për të rritur prodhimin, morëm disa vendime që janë vendime historike për fermerët. Kjo qeveri i pa çështje serioze fermat tuaja, kemi investuar miliarda dollarë infrastrukturë, zotimi im është se do të asfaltojmë çdo kilometër rrugë të mbetur, që fermerët dhe qytetarët e të gjithë vendit të udhëtojnë në rrugë moderne. Do të shkurtojmë distancat e udhëtimit”, premtoi mes të tjerash kryeministri.
Kreu i qeverisë akuzoi kundërshtarët politikë se kanë për qëllim vetëm bojkot dhe bllokim.
“Po kush është alternativa tjetër. Tregoi se ishte bojkot, bllokim bojkot, bllokim. Momenti kur merrej vendimi për vizat për Shqipërinë u ngritën çadrat para kryeminitrisë në mënyrë që ai vendim të mos merrej. Kërkoi hap kutitë, të gjitha këto mashtrime. Mbahet peng statusi i vendit kandidat me të cilin ju të dashur qytetarë do përfitoni qindra-mijëra turistë më shumë”.
Më tej, kryeministri e cilësoi rrugën që lidh Liqenin e Prespës dhe doganën e Goricës së Madhe, si tejet të rëndësishme jo vetëm për Korçën, por për Shqipërinë dhe turistët që vizitojnë Prespën si një nga perlat më të bukura të natyrës. Berisha tha se”, kjo rrugë ka rëndësi edhe për faktin se lidh Shqipërinë më Maqedoninë. Politika ime është bashkëpunimi me të gjitha fushat me vendin fqinj në interes të vendeve, kombeve dhe rajonit në tërësi”.
Rruga me gjatësi 13.1 km ofron për banorët e zonave përreth të gjitha parametrat e një infrastrukture bashkëkohore dhe të standardeve më të larta, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë.
Ky segment fillon në Zemblak, në kryqëzimin e rrugës së re Korçë- Bilisht me Zemblakun, kalon përmes fushës së Korçës për rreth 3 km, pastaj ngjitet në Qafen e Zvezdes dhe vazhdon përgjatë fushës së Korijeve, përgjatë Malit të Zvezdës deri në kryqezimin e fshatit Liqenas me rrugen e Doganës së Gorricës.
Gjithashtu, kryeministri Berisha do të marrë pjesë mesditën e së mërkurës, në përurimin e rikonstruksionit të godinës së Universitetit "Fan Noli", në qytetin e Korçës, investim me vlerë 122 milionë lekë. Kjo godinë e shndërruar tashmë në një institucion modern universitar, ka auditore të pajisura me mjete audiovizuale e të teknologjisë së informacionit, duke rritur në këtë mënyrë cilësinë e mësimdhënies për 7000 studentët e saj.
Universiteti ka sot 4 fakultete si dhe filialin e Pogradecit, i çelur në vitin 2009. Në të bëjnë pjesë 13 departamente, si dhe një Qendër Ekselence në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë. Ky universitet ofron 24 programe studimi Bachelor; 13 programe studimi: Master Professional; 5 programe studimi: Master i Shkencave; 1 program studimi: Doktoraturë. Në mjediset e tij funksionojnë 3 salla videokonference dhe 28 laboratorë.
(d.b/BalkanWeb)