Miliarderët e PS dhe hipokrizia e Ramës me taksat
Edi Rama u thotë shqiptarëve se projekti i taksës progresive do zbatohet nga 20 miliarderët e kandiduar prej tij në vende të sigurta në listën e deputetëve. Kjo platformë është po aq e realizueshme sa Koço Kokëdhima pagoi taksa për 10 vjet rresht në bashkinë e Tiranës apo edhe sa miliarderët do t’i dorëzojnë vullnetarisht paratë, për hir të programit qeverisës. Gjithçka është një farsë, përtej së cilës mbetet klientela e partisë private, e cila s’ka asnjë interes të merret me shtresat e paprivilegjuara
Në listat e kandidatëve për deputetëve që janë konfirmuar nga KQZ-ja për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit vërehet re rritja e numrit të biznesmenëve. Kuptohet vetiu, numri është rritur në Partinë e Edi Ramës që ka një debolesë të kuptueshme për biznesmenët duke qenë se ka bashkëpunuar në 11 vite për betonizimin e Tiranës. Edhe futja e Koço Kokëdhimës, pronar i kompanisë “2K”, e cila figuron fitues i padiskutueshëm në tenderat e punëve publike në kryeqytet nga 2000 deri në 2011, është një shpërblim për bashkëpunimin e mëparshëm në Bashkinë e Tiranës. Megjithatë ndryshe nga zgjedhjet parlamentar të 2009-s, kur Partia Socialiste kishte në listën e saj 14 biznesmenë, në këto zgjedhje të 23 qershorit numri i tyre është rritur ndjeshëm edhe me 6 të tjerë. Pra, 20 kandidatët për deputetë në listën e PS janë në vende të sigurta sipas interpretimit të Kodit elektoral çka do të thotë se do të jenë në parlament dhe të do të përdorin imunitetin parlamentar për të mbrojtur pasurinë të vënë në mënyrë jo transparente. Dhe sigurisht ajo që të bën më shumë të mendosh është fakti që këta 20 miliarderë që kanë hyrë në Partinë Socialiste kanë përqafuar edhe taksën progresive që do të thotë se ata do të taksohen më shumë sepse fitojnë edhe më shumë. Por nëse ata janë afër politikës me siguri do të anashkalojnë fiskun duke bërë evazion fiskal sepse asnjë biznesmen me mendje në kokë preferojnë uljen e taksave dhe jo rritjen e tyre. Njëzet deputetët e listës “Rama” dëshirojnë të mbrojnë pasurinë e tyre të paligjshme që kanë vënë me bashkëpunimin me Edi Ramën dhe kryebashkiakëve socialiste. Nevoja për të pasur një mburojë imuniteti ka bërë që E majta shqiptare të katandiset në një parti miliarderësh që mbrojnë interesat e tyre dhe jo të shtresave në nevojë. Shfrytëzimi i punëtorëve dhe profesionistëve nga afaristët e ndërtimit që janë në PS sinjalizon për hipokrizinë e Edi Ramës që flet lart e poshtë për lista veresie dhe shërbim shëndetësor falas për të gjithë. Kryetarin e PS ka detyrimin e pashoq të shpjegojë publikisht efekt e propozimeve të tij, që kanë impakt të drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve sepse heqjen e taksave për biznesin dhe biznesmenëve e tij, po ashtu shëndetësi falas pasi dikush duhet ta mbushë buxhetin e shtetit. Sido që të jetë një gjë është e sigurt: Edi Rama p okërkon t’iu mbushë mendjen qytetarëve se projekti i taksës progresive do zbatohet edhe nga 20 miliarderët e kandiduar prej tij në vende të sigurta në listën e deputetëve. Por kjo platformë është aq e realizueshme sa Koço Kokëdhima pagoi taksa për 10 vjet rresht në bashkinë e Tiranës apo edhe sa miliarderët do t’i dorëzojnë vullnetarisht paratë, për hir të programit qeverisës. Fabula me pasunarë dhe fukarenj të krijuar posaçërisht nga Edi Rama është për fëmijët sepse nuk ka një vend të botës së lirë dhe demokratike ku biznesmeni voton rritjen e taksave së pari për biznesin e tij dhe së dyti për kolegët. Gjithçka është një farsë, përtej së cilës mbetet klientela e partisë private, e cila s’ka asnjë interes të merret me shtresat e paprivilegjuara.
...