Listat e kandidatëve, Shabani: Të bëhen transparente
Përfaqësuesi i Transparency International Albania Endri Shabani është shprehur në studion e "Ora News" se listat e kandidatëve duhet të bëhen në mënyrë tranparente sepse mungesa e transparencës në listat e kandidatëve për deputet mund të shkaktojë autoritarizëm brenda partive duke dëmtuar kështu edhe demokracinë brenda tyre. Ai gjithashtu partitë janë shumë të vonuara me publikimet e listave për kandidatët për deputet sepse sipas tij votuesit duhet të dinë realisht se për kë do të votojnë dhe vonesa e listave krijon mungesë të informacionit për kandidatët.