E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku: Berisha nxjerr mësues e nxënës nga mësimi për arsye elektorale

Kryetarja e Komisionit të Edukimit në PS, Ledi Shamku reagoi pas mitingut të kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Korçës, duke u shprehur se kryeministri përdor nxënësit dhe mësuesit për arsye elektorale. Abuzimi me fëmijët dhe mësuesit për qëllime elektorale po kalon çdo cak e masë. Sot në shkollat e Korçës është bërë mësim për ti marrë nxënësit direkt nga klasa, e për ti çuar në mitingun e Sali Berishës, që pasi ka prerë për të tretën a të katërtën herë shirita rrugës akoma të pambaruara, ka folur para një turme nxënësish e mësuesish të dhunuar në lirinë e tyre politike e në të drejtën e tyre të ditës së pushimit, u shpreh Shamku. Ajo deklaroi se në 28 Qershor do të marrë fund kthimi i mësuesve e nxënësve në kope elektorale dhe do të nisë epoka e re e rilindjes së arsimit të çliruar nga zinxhirët e interesave politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›