E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta zhvillon ndeshje futbolli me të rinjtë

Nën slogain "Rinia në veprim" kryetari i LSI-se Ilir Meta ka zhvilluar një ndeshje futbolli me të rinjtë e LRI-së në ambjentet e klubit Partizani. Gjatë aktivitetit Meta i bëri thirrje të rinjve që të merren sa më shumë me sport në mënyrë që të kenë një trup në formë dhe ti largohen konsumit të cigares dhe të alkolit të cilat janë të dëmshme për trupin. Gjithashtu Meta u shpreh se LSI-ja do të ndalojë shkatërrimin e ambjenteve sportive, pasi ka në prioritet zhvillimin e sportit, duke nisur me brojtjen e terreneve aktuale sportive, dhe duke investuar në krijimin e terreneve të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›