Listat e kandidatëve, Shabani: Partitë të vonuara me publikimin

Përfaqësuesi i Transparency International Albania Endri Shabani është shprehur në studion e "Ora News" se partitë janë shumë të vonuara me publikimet e kandidatëve për deputet. Sipas tij votuesit duhet të dinë realisht se për kë do të votojnë dhe vonesa e listave krijon mungesë të informacionit për kandidatët tek ata. Shabani gjithashtu shtoi se listat e kandidatëve do të kalojnë në transparencë të plotë sepse nësë ndodh e kundërta ka rrezik për autoritarizëm brenda partive duke dëmtuar kështu edhe demokracinë brenda tyre.